E dinte shumë mirë që i kishin mbetur vetëm pak muaj jetë, megjithatë asgjë nuk mund ta pengonte për të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, madje as premtimet e mjekëve se gjërat mund të ndryshonin në të ardhmen. Historia e Kim Debling, 34-vjeçares britanike nga Hampshire, është historia e një nëne luftarake që e donte shumë jetën, ndonëse nuk mund ta shijonte atë.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare
Gjithçka nisi gjatë shtatzënisë së tyre, kur Kim filloi të vinte re praninë e disa pikave të kuqe në fytyrë dhe në pjesën e kraharorit, të cilat shfaqeshin dhe zhdukeshin brenda pak kohësh. Fillimisht mendoi se bëhej fjalë për diçka pa rëndësi, ndoshta një alergji ushqimore e shkaktuar nga ndryshimet hormonale të shtatzënisë, dhe u përpoq të tregohej sa më e kujdesshme me ushqimin. Megjithatë me kalimin e kohës, pika u shndërruan në njolla të mëdha që transformuan plotësisht fytyrën e 34-vjeçares, ish-pilote e forcave të armatosura britanike në misionet në Irak.

Mjekët dyshuan fillimisht se mos bëhej fjalë për Lupus, një sëmundje autoimune, por më pas arritën në përfundimin e frikshëm që gruaja e re nuk do të donte të merrte vesh kurrë. Ajo vuante nga ‘’T-Cell lymphoma” në stadin e katërt, një kancer agresiv dhe i pashërueshëm që prek rruazat e kuqe të gjakut. Për Kim nuk kishte më shpëtim, megjithatë ajo ishte ‘’e qetë’’ pasi fëmijët e saj nuk do ta mbanin mend me pamjen e tanishme. ‘’Asnjë personazh Disney nuk është bërë hero pa humbur më parë një prind. Nuk dua që fëmijët e mi të kalojnë shumë kohë me mua, apo të më shohin kështu, do të ishte më e vështirë për ta të pranonin humbjen time. Dua vetëm të jenë të lumtur, unë do të kujdesem për ta gjithmonë”-mendohet të jenë fjalët e fundit të Kim, që mbylli sytë muajin e shkuar.

/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
