Struktura e bërthamës së Tokës mund të jetë ndryshe nga çdo gjendje tjetër e materies, kanë gjetur studiuesit.

Yu He, një fizikan në Akademinë Kineze të Shkencave dhe autori kryesor i një studimi të botuar këtë muaj në revistën Nature, tha se llogaritjet sfiduan atë që studiuesit dikur kuptonin për thelbin e brendshëm.

Ai dhe kolegët e tij zbuluan se bërthama e brendshme krijon një “gjendje super-jonike” të përbërë nga hidrogjen, oksigjen dhe karbon. Ai tha se është ndryshe nga çdo formë e ngurtë apo e lëngshme.

Për shkak se studiuesit nuk mund të studionin drejtpërdrejt bërthamën e Tokës, ata analizuan të dhënat e tërmeteve dhe krijuan simulime që pasqyronin presionet dhe temperaturat e gjetura në bërthamën e brendshme.

Në vend të një topi të ngurtë të ngjeshur prej aliazh hekuri, studimi i He-së gjeti gjendje të ngurtë dhe të lëngët të mbinxehur të njohura si “super-jonike” gjatë simulimeve.

Edel Strazimiri

Lexo po ashtu:  A është fundi i akullnajës më të madhe në botë? Nëse po, i gjithë planeti mund të preket!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *