Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, ka deklaruar para Komisionit Hetimor për privatizim se Partia Demokratike e Kosovës, i ka bërë presion për çështjen e privatizimit të Ferronikelit.

I pyetur për këtë çështje nga deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, Dugolli ka thënë se është pikërisht partia e deputetit, që i kishte bërë presion.

“Ali Jakupi dhe Ali Sadriu kanë qenë personat që e kanë dërguar në privatizim Ferronikelin. Partia që ju e përfaqësoni ka qenë partia e cila ka ushtruar presion ndaj meje për këtë kompani. Presion psikologjik, psiqik që ka shkuar deri në kërcënim”, ka thënë Dugolli.

Dugolli ka deklaruar se nuk ua bën “hallall” zullumin politik për këtë çështje, duke thënë që kompetenca e tij ishte e një anëtari prej tetë gjithsej.

“Ata kanë përdorur etiketime të ndryshme në adresë time. Unë nuk jam thy as atëherë, as asnjëherë. Ndoshta janë bërë në kompetenca të opozitarizmit, por jo në proces të privatizimit, kur roli im nuk ka qenë vendimtar. Nuk kam vendosur unë për privatizim ose jo. Unë kam votuar pro privatizimit, tash a ka qenë i mirë ose jo këtë e dëshmon koha”, ka thënë tutje ai.

Lexo po ashtu:  Pse koha shkon përpara, dhe jo mbrapa?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *