Në Festivalin e Filmit në Kanë u shfaq premiera e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” me regji të Quentin Tarantinos ku ishin të ftuar emra të njohur në të gjithë botën.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në tapetin e kuq morën pjesë edhe dy shqiptaret, blogerja Armina Mevlani dhe modelja e famshme Heidi Lushtaku, të cilat dukeshin më bukur se kurrë.
Dy bukuroshet shqiptare qëndruan gjatë gjithë mbrëmjes së bashku dhe nuk harruan që të përshëndesnin ndjekësit e tyre në gjuhën shqipe dhe angleze.

Armina u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të gjatë portokalli që i jepte shumë hijeshi, ndërsa Heidi Lushtaku u shfaq me një fustan ngjyrë rozë me të cilin dukej elegante.
“Once Upon a Time in Hollywood” është filmi që ka bërë më shumë bujë gjatë kësaj kohe pasi protagonistët janë dy yje hollivudianë, Brad Pitt dhe Leonardi DiCaprio.
