Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Fatos Arapi

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Më duhet një gjysëm ëndrre,
e paëndërrta ime.
Vë kokën në gjoksin tënd
e aty përplasem
te koka e një tjetri.
Më duhet një gjysëm ëndrre.
Shigjetat e orës së dorës
tutje i shtyjnë kalimtarët,
në ditë të rrëpirta tiranase.
Shpirtra joshpirtra që shkojnë…
Bri meje dikush flet me vete,
pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij.
Dikush, prej zhgënjimi të egër,
mbërthen kryqe të reja.
I hedh një gjysëm leku
dhe blej kryqin tim.
Tani që ta ngre
më duhet një gjysëm ëndrre,
e paëndërrta ime. /MekuliPress.com/

Lexo po ashtu:  Si u arratis Tolstoy nga martesa e tij 48 vjeçare!