Në Shtetet e Bashkuara,  prindërit e pasur,  aktorët e famshëm dhe organizatat e kurseve parapërgatitore,  janë akuzuar se janë përfshirë në një mashtrim mbarëkombëtar, për të futur fëmijët në universitete prestigjiozë,  sipas një padie federale.  Kjo është kthyer në skemën më të madhe të mashtrimit të pranimit në universitete të hetuar ndonjëherë. Skema përbëhej nga dy pjesë kryesore. Fillimisht, prindërit dyshohet se kanë paguar organizata të kurseve parapërgatitore për të bërë provimin në vend të studentëve, apo të korrigjojnë përgjigjet e tyre. Së dyti, organizatat kanë dhënë ryshfete ndaj trajnerëve në universitete, që të pranojnë studentët si atletë të rekrutuar, pa marrë parasysh aftësitë e tyre.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Dokumentat e gjykatës federale bëjnë gjithashtu në dije se të pandehurit kanë krijuar profile fallco të sportit, që të duken si atletë më të suksesshëm.   Në total, 50 njerëz janë akuzuar si rezultat i hetimit që mori emrin operacioni “Varsity Blues”.  Te të arrestuarit përfshiheshin 2 administratorë të provimeve të SAT dhe ACT, 1 mbikëqyrës i provimeve, 9 trajnerë në shkolla elitare, 1 administrator universiteti dhe 33 prindër, sipas Andrew Lelling, avokatit amerikan për Massachusetts.

Lexo po ashtu:  Raporti skandaloz: “Në Srebrenicë nuk pati gjenocid”

Sipas tij, prindërit përbënin një “katalog të pasurisë dhe privilegjit”, përfshirë aktorë, ekzekutivë,  stilistë të modës dhe një bashkëkryetar të një firme ligjore ndërkombëtare.   Sipas agjentëve federalë, prindërit kanë paguar nga 200,000 deri në 6.5 milionë dollarë, për të garantuar pranimin e fëmijëve në universitete.   Akuzat zgjaten në një afat kohor nga viti 2011 e deri në 2019-ën.

Klevis Llaha /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *