Me 370 vota pro Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit të pezullojë negociatat e pranimit me Ankaranë.Kjo, duke iu referuar situatës lidhur me sundimin e ligjit në Turqi ku vihet re rritje e kontrollit të ekzekutivit mbi autoritetet gjyqësore dhe ndërhyrjet politike në drejtësi.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Po ashtu përmenden masat arbitrare që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe medias. Në të njëjtën kohë, raporti dënon mbylljen e më shumë se 160 media dhe numrin e madh të arrestimeve të gazetarëve. PE megjithatë ka vetëm një rol konsultativ dhe vendimi përfundimtar për të ndaluar bisedimet e pranimit do të merret nga shtetet anëtare në Këshillin Evropian.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Duke komentuar lajmin, përfaqësuesi i partisë në pushtet AKP në Turqi, Omer Çelik tha se vendimi për të ngrirë negociatat është i “padobishëm” dhe tregon “prirjet ideologjike” të Parlamentit Evropian. Raporti po ashtu kërkon Komisionit të përdorë fondet e para-pranimit për mbështetjen e shoqërisë civile në Turqi.
Ai gjithashtu lë të hapur derën për përmirësimin e Bashkimit Doganor midis Turqisë dhe BE-së, në pajtueshmëri me disa kushte të rëndësishme. Rezoluta e Parlamentit Europian megjithatë është pro vazhdimit të dialogut demokratik me Turqinë. Një fjali që përsëritet në disa raporte.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress





