Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe reotikës/
Në politikë, fotografitë flasin më shumë se fjalët. Çdo foto publike është një mesazh politik i koduar, një mënyrë për të treguar kush ka pushtetin, kush respekton dhe kush përjashton.
Në fotografinë ku shfaqen Edi dRama dhe Albin Kurti, kjo porosi është e qartë. Rama, edhe pse zot shtëpie, qëndron ulur, i përkulur përpara, me dorën e zgjatur në mënyrë të ftohtë dhe të ngurtë në drejtim të Kurtit. Nuk ngrihet nga karrika, nuk e kthen plotësisht trupin, nuk ka kontakt sysh. Një përshëndetje e thatë, që ngjan më shumë me një ritual protokollar pa shpirt sesa me mirëseardhje.
Kjo në shkencat retorike quhet “retorikë pamore e dominimit”: përdorimi i trupit për të ruajtur epërsinë, jo për të krijuar afërsi.
Në krahun tjetër, Albin Kurti shfaqet me trup të kthyer plotësisht, me gjest të hapur dhe dorë të shtrirë me respekt. Ai komunikon ndershmëri dhe gatishmëri bashkëpunimi, ndërsa Rama projekton ftohtësi, përjashtim dhe kontroll.
Kontrasti është i thellë: njëri kërkon afrimin, tjetri ruan distancën. Njëri flet me sinqeritet, tjetri me arrogancë e me pushtet.
Në çdo skenë publike, gjuha e trupit është politikë e pastër. Dhe në këtë rast, Rama, me qëndrimin e tij të ulur, pa ndonjë lëvizje mikpritëse, dërgon një mesazh përjashtues ndaj Kryeministrit shqiptar nga Kosova.
Në vend që të ngrihej për të mirëpritur, ai zgjodhi të qëndronte ulur në fronin e vet të simbolikës, duke e kthyer një moment të thjeshtë protokollar në një shfaqje arrogance e bossi.
Për publikun, ky detaj nuk është i parëndësishëm. Është gjuha e trupit që shpjegon marrëdhënien midis dy qeverive shqiptare më shumë se çdo konferencë shtypi:
– Tirana e dRamës, që ruan tonin e epërsisë;
– dhe Prishtina e Kurtit, që kërkon respekt të barabartë dhe dinjitet.
Kjo fotogragi nuk tregon vetëm çfarë ndodh; fotografia tregon si duhet ta kuptojmë atë që ndodh.
Në këtë rast, ajo që kuptohet është e thjeshtë: Rama flet me trupin e pushtetit, jo me shpirtin e bashkimit.
Edhe sa kohë Shqipëria rob i arrogancës së dRamës?


