Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Një ditë kur ishte ende fëmijë, Thomas Edison erdhi në shtëpi dhe i dha një copë letër të ëmës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai i tha: “Mami, mësuesja më dha këtë letër dhe më tha që vetëm ti duhet ta lexosh”.
Çfarë thotë?

Nënës iu mbushën sytë me lotë, teksa i lexonte letrën të birit…

“Djali juaj është gjeni. Kjo shkollë është shumë e vogël për të dhe nuk ka mësues të mirë për ta mësuar. Të lutem, mësoje vetë”.

Shumë vite pasi nëna kishte vdekur, Edison u bë një prej shpikësve më të mëdhenj të shekullit.

Një ditë, tek po kërkonte në sirtarë, gjeti të palosur letrën e vjetër që mësuesja i kish dërguar të ëmës atë ditë…

Në letër shkruhej: “Djali juaj është i mangët mendërisht. Nuk mund ta pranojmë të ndjekë më shkollën tonë. Ai është i përjashtuar.”

Lexo po ashtu:  Kryeministrit norvegjez i përgjigjet studentes shqiptare: "Kujt i pengon flamuri i shqiptarëve, le t’i mbyllë sytë dhe të mos e shikojë"

Edison u prek shumë teksa e lexoi, dhe më pas shkroi në ditarin e tij:

“Thomas A. Edison ishte një fëmijë i mangët mendërisht, të cilin e ëma e shndërroi në gjeniun e shekullit”.