Autoritetet italiane i kanë mbyllur rrugët që dërgojnë në majën më të lartë të Evropës dhe i kanë larguar njerëzit nga shtëpizat malore pasi ekspertët paralajmëruan se një pjesë e akullit dhe borës në “Mont Blanc” mund të shembet, shkruan “BBC”.  Zyrtarët thanë se rreth 250 mijë kubikë akull janë në rrezik të shkëputen nga akullnaja “Planpincieux” në majën “Mont Blanc”.

Kryetari i qytezës Courmayeur tha se ngrohja globale është duke e ndryshuar gjenden e këtij mali. Ndryshe, masivi malor “Mont Blanc” është vargu më i lartë i maleve në Evropën Perëndimore. Ky masiv i ka 11 maja që janë më të larta se 4 mijë metra të lartësisë mbidetare. Ato ndodhen në Francë dhe Itali dhe tërheqin qindra mijëra turistë çdo vit.

Të martën, kryetari i një qyteze italiane, e cila ndodhet afër kësaj maje, e nënshkroi urdhrin për mbylljen e rrugëve në pjesën italiane të malit pasi ekspertët thanë se një pjesë e akullnajës është duke rrëshqitur me shpejtësi prej 50-60 centimetrash në ditë. Ai tha se nuk ka rrezik për zonat e banuara apo qendrat turistike, por njerëzit duhet të largohen nga shtëpizat malore si masë parandaluese. Ky zyrtar tha: “Kjo fenomene edhe një herë tregojnë se si mali po i nënshtrohet një periudhe të ndryshimit të madh për shkak të faktorëve klimatikë dhe për këtë arsye është shumë i ndjeshëm”. 

Lexo po ashtu:  Një nënë është bërë shkaktare për vdekjen e fëmijëve të saj. Ajo i ka marr jetën fëmijët e saj pa vetëdije duke u dhënë mëngjesin. Ja shkaku...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *