Një ekspert i lartë i Kombeve të Bashkuara ka thënë se themeluesi i faqes “WikiLeaks”, Jualian Assange, ka shfaqur simptoma të torturës së vazhdueshme psikologjike dhe ai nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e bashkuara.

Nils Melzer, raportues special i Kombeve të Bashkuara për torturën, i cili e vizitoi Assangen në burg, pritet që të premten zyrtarisht të kërkojë nga qeveria e Britanisë së Madhe që Assange të mos i dorëzohet Shteteve të Bashkuara. Kjo kërkesë vjen pas deklaratës së avokatëve të Assanges se ai është i sëmurë dhe nuk mund të paraqitet në gjykatë.

Assange është vendosur në spitalin e burgut Belmarsh të Londrës, ku është duke e vuajtur dënimin prej 50 javësh burgim. Ai akuzohet për shkelje të Ligjit për Spiunazh përmes publikimit të dokumenteve sekrete, në të cilat ndodheshin emrat e personelit të fshehtë amerikan dhe të burimeve diplomatike.

Pasi e takoi Assangen më parë gjatë këtij muaji së bashku me ekipin e mjekëve, Melzer thotë se të drejtat njerëzore të tij mund të shkelen rëndë, nëse ai ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu:  Erdhi Dita - 40 arsyet pse duhet çkapur shtetin, me LVV në qeverisje, Albin Kurtin kryeministër dhe me qeveri me duar të pastërta!

Assange ishte arrestuar në muajin prill pasi Ekuadori ia hoqi të drejtën e azilit në ambasadën e këtij shteti në Londër, shkruan “The Guardian”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *