Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se presidenti i Turqisë Recep Tayiip Erdogan gjatë muajve në vijim do ta vizitojë Serbinë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gjatë kësaj vizite, siç njofton “blic” i Beogradit, do të mbahet takimi trepalësh ndërmjet Turqisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë.
Vuçiq ka thënë se është i interesuar për sjelljen e investitorëve turq në Serbi dhe për krijimin e zonës jo doganore ndërmjet dy vendeve.

Ai ka shpjeguar se Erdogani kishte planifikuar ta vizonte Serbinë më herët, porse për shkak të zgjedhjeve të përsëritura për prefekt të Stambollit, vizita e tij është shtyrë për një ose dy muajt të ardhshëm.




