Protesta e 7 kombëtare e opozitës ishte një demostrim force, si nga pjesëmarrja por edhe nga gatishmëria e mbështetësve të PD-së për t’u përplasur me pushtetin. Ndryshe nga tubimi i 25 Majit ku u evitua hedhja e lëndëve piroteknike, sheshi përpara parlamentit u kthye këtë të shtunë në fushëbetejë, ku duhet thënë se edhe policia u tregua e përmbajtur.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në fjalimin që mbajti në bulevardin Dëshmorët e Kombit, reu i Partisë Demokratike, Basha la të kuptohet se fundi i kryeministrit është i shpejtë dhe se është i vendosur të çojë deri në fund betejën për largimin e Edi Ramës.

“Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund. Kufoma politike që i dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht” -deklaroi kryetari i PD-se. Basha tha se opozita nuk do të pranojë zgjedhje moniste në 30 qershor, duke thënë se zgjidhja e vetme është ajo e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhje të parakohshme. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Lexo po ashtu:  KOMANDANTI I UÇK-së, veterani i Koshares bëhet ministër i Qeverisë Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com