Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Donald Trump ka dalë para mbështetësve në West Palm Beach, Florida, pasi rezultatet e para nisën të flasin për fitoren e garës presidenciale.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Është bukur të fitosh votën popullore, kemi bërë histori“, tha Trump.

Kandidatit republikan iu bashkuan në skenë nga anëtarët e familjes dhe gruaja e tij, Melania Trump, si dhe kandidati i tij, JD Vance, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

“Një fitore madhështore, një lëvizje e pa parë më parë. Kjo fitore do të na lejojë ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Kjo është një lëvizje e paparë më parë, kjo është lëvizja më e madhe në histori”, tha ai.

Ndërsa Fox News e shpall fitues, në disa shtete procesi vijon ende. Sipas parashikimeve të CNN, Trumpit i duhen vetëm katër vota elektorale për të fituar presidencën.

Lexo po ashtu:  Pas Turqisë edhe Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO