Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e çuar përpara projektin e gazsjellësit amerikan, duke e cilësuar si një vendim shumë të mirë.

Ajo në një postim në Twitter ka thënë ky është një vendim miqësor ndaj mjedisit.

“Vendim shumë i mirë. Faleminderit për vendimin më miqësor ndaj mjedisit, i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, shkruan Von Cramon.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli sot bëri të ditur se Kosova s’do të vazhdojë përpara me projektin për gazsjellësin, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, pasi “nevojiten më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik”.

Lexo po ashtu:  Ministrja Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *