I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se është sukses arritja e marrëveshjes për targat në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një konferencë për media, Escobar ka deklaruar se pas marrëveshjes dhe vendosjes në veri, KFOR nuk do t’i marrë kompetencat e organeve vendore të sigurisë.
Ky reagim i tij erdhi pasi në marrëveshjen e publikuar sot të arritur në Bruksel theksohet se të shtunën kur edhe do të bëhet largimi i barrikadave nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen edhe Njësitë e Specializuara, meqë rast për dy javë pritet që në këto pika të vendoset KFOR-i.

“Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog. I japim mbështetje Lajçakut dhe ekipit të tij për një zgjidhje konstruktive. Është e drejtë e qeverisë së Kosovës që zbatojë reciprocitetin. Roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore por të sigurohet funksionimi i rregullt i pikave kufitare”, deklaroi ai.
Ndryshe Escobar ishte i dërguari i Amerikës në Bruksel gjatë ditës së djeshme dhe sot kur edhe u zhvilluan diskutimet në mes palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian lidhur me vendosjen e reciprocitetit nga Kosova drejt Serbisë sa i përket targave të automjeteve.




