Mijëra qese plastike u tërhoqën nga deti Egje në ishullin Andros të Greqisë këtë muaj, nga një ekip ambientalistësh dhe zhytësish, të cilët e përshkruan atë që gjetën si një “gji të mbushur me korale plastike”. “Ishte një gjë shumë e frikshme për t’u parë“, tha Arabella Ross, një zhytës vullnetar i Aegean Rebreath, një grup i themeluar në vitin 2017 për të kryer pastrime nënujore dhe bregdetare. “Me të vërtetë më tronditi dhe mendoj se me të vërtetë tronditi të gjithë ata që ishin prezent.”

Gjatë verës, sasia e mbeturinave plastike rritet me 40% dhe shumica e tyre përfundojnë në det. Rreth 87% e mbeturinave të menaxhuara dobët përfundojnë në natyrë, duke rritur sasinë e ndotjes, tha Fondi Wide World për Natyrën (WWF). Mesdheu është ndër detet me nivelet më të larta të ndotjes plastike në botë, sipas një raporti WWF. Ai përmban vetëm 1% të ujit në botë, por strehon 7% të mikroplastikës së botës.

Lexo po ashtu:  Bleu një Lamborghini për gjysmë milioni dollarë, “nuk e gëzoi” as edhe një ditë

“Europianët hanë një kartë plastike bankare në javë”.

Europa është prodhuesi i dytë më i madh i plastikës në botë, pas Kinës. Çdo vit prodhohen 27 milion ton mbeturina plastike nga të cilat 90% nuk ​​riciklohen. Midis 70,000 dhe 130,000 ton mikroplastikë dhe midis 150,000 deri 500,000 ton makroplastikë përfundojnë në Mesdhe dhe në dete të tjera europiane çdo vit, mbeturina që përfundojnë tek peshqit që më pas hahen nga njerëzit. Kjo nënkupton që çdo javë, europianët hanë ekuivalentin e një karte plastike bankare (pesë gramë ose 1,769 mikro grimca), sipas WWF.

I njëjti studim parashikon që në vitin 2025 oqeani të përmbajë një ton metrikë plastike për çdo tre peshq. Përqendrimi më i madh i plehrave të planetit është vendosur në mes të Oqeanit Paqësor. Shtë një ishull i madh që mat 1.6 milion kilometra katror – ekuivalent i trefishit të Francës. Sidoqoftë, WWF paralajmëroi se ndotja plastike në Mesdhe është katër herë më e madhe. (Euronews)

Edel Strazimiri /

Lexo po ashtu:  Rusia paralajmëron mediat britanike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *