Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar të Gjenevës, Libra Networks LLC është regjistruar në Zvicër më 2 maj nga Facebook Global Holdings II LLC.

“Shërbime në fushat e financës dhe teknologjisë, zhvillimi i softuerëve dhe infrastrukturës përkatëse, në veçanti në lidhje me aktivitetet investuese, funksionimin e pagesave, financimin, menaxhimin e identitetit, analizën e të dhënave, blockchain dhe teknologji të tjera”, thuhet në kërkesën zyrtare për regjistrim të kompanisë.

Facebook regjistroi brendin “Libra” me Zyrën e Patentave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin qershor 2018, e cila thuhet se ishte pjesë e projektit të fshehtë për kriptovaluta. Gjithashtu, kompania ka angazhuar dy ekspertë të kriptovalutave, të cilët më parë kanë punuar në Coinbase.

Kompania ka përfshirë kartat Visa, Mastercard dhe procesorin e pagesës First Data dhe ka kontaktuar kompanitë e tregtisë online dhe aplikacionet për pranimin e monedhës së saj dhe investimin në projekt, duke i joshur ata me mundësinë e tarifave zero të përpunimit të kartave.

Lexo po ashtu:  Shqipëria është destinacioni i parë i grekëve për pushime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *