Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën një rol kryesor në pengimin e ndarjes për të disatën herë të territoreve shqiptare mes fqinjëve të uritur me bekimin e Fuqive të Mëdha.

Mbrëmë dolën disa dokumente ku konfirmohej ndërhyrja e fortë e presidentit Woodrow Wilson, i cili i preu rrugën çdo pretendimi të metejshëm të grekëve, serbve, italianëve dhe malazezëve mbi tokat shqiptare.

Madje, dokumentet konfirmojnë se në vitet 1918-1920, SHBA-të jo vetëm që janë investuar për të shpëtuar shtetin shquptar nga copëtimi prej Fuqive të Mëdha, por patën plane të mirëfillta për bashkimin me shtetin mëmë të trojeve të humbura disa vite më parë.

Madje, në dokumentet e publikuara për herë të parë, amerikanët kanë bërë një analizë të mirëfilltë të gjendjes në Shqipëri, nevojave në infrastrukturë që kishte shteti për të mbijetuar, etj.

Tentativa e parë për të ndarë territorin shqiptar ishte ajo e Paktit të Fshehtë të Londrës, ku Shqipëria ndahej mes Greqisë, Italisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas këtij pakti, zonat e veriut, bashkë me Matin dhe Dibrën i kalonin Serbisë dhe Malit të Zi, jug-lindja i kalonte Greqisë, kurse Vlora me ishullin e Sazanit i jepeshin Italisë. Në Shqipërinë e mesme formohej Shteti Islamik Shqiptar, i cili do të ishte nën kujdestarinë e Italisë.

Lexo po ashtu:  Rasti Dehari, arrin në Prokurorinë Speciale ekspertiza shtesë

Por, gjatë punimeve të konferencës së Paqes së Parisit, Presidenti amerikan Wilson ndërhyn duke thënë se Italisë nuk i duhen më pikat kyçe në Adriatik, pasi ato i kishte në rast lufte me Austro-Hungarinë, e cila tashmë nuk ekziston më.

Rasti i dytë është ai i marrëveshjes së fshehtë Tittoni-Venizelos, ku Italia dhe Greqia u morën vesh për të ndarë mes tyre territorin e Shqipërisë. Sërish në këtë rast ndërhyn Presidentin Wilson duke theksuar se këto marrëveshje shkojnë në kundërshtim me parimet për të cilat SHBA-të u futen në Luftën e Parë Botërore.

“Nuk jam i gatshëm të njoh asnjë zgjidhje të padrejtë, të bazuar mbi një traktat sekret, kushtet e të cilit janë të papajtueshme mbi situatën e re të botës”, u shpreh ai.

Por, fuqitë europiane nuk tërhiqeshin. Një tjetër propozim për ndarje shoqërohej edhe me ndërtimin e një hekurudhe nga Serbia në Shqipëri me garancinë e ndërkombëtarëve, e cila do të lehtësonte transportin në Serbinë e jugut.

Këtu do të ndërhynte sërish presidenti amerikan duke i dhënë fund njëherë e mirë pretendimeve të europianëve mbi tokat shqiptare.

Lexo po ashtu:  "Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar", Lexoje të fuqishmen poezi, analizoje, reago... Shpërndaje kudo!

“Ne nuk do të pranojmë asnjë kompensim me toka shqiptare ndaj Jugosllavisë”, shprehet ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *