Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, po vazhdon lobimin e tij kundër Kosovës nëpër botë.

Aplikimi i Kosovës në INTERPOL përsëri këtë vit e ka ndezur edhe më shumë ministrin serb i cili po viziton vende të botës për të lobuar kundër Kosovës.

Përveç që po kërkon nga shtete të ndryshme që e kanë njohur Kosovën të tërheqin këto njohje, Daçiq po pengon Kosovën që të anëtarësohet nëpër organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Së fundmi, Daçiq pas një vizite në Argjentinë, Uruguaj, Paraguaj, Guatemala dhe Nakaragvi është shprehur se vota kundër Kosovës nga këto shtete është e sigurt.

Ministri i jashtëm serb, e ka konsideruar shumë të rëndësishme këtë për pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në INTERPOL.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sipas tij, duhet të punohet shumë që të pengohet Kosova në rrugën e saj për anëtarësim në INTERPOL në fund të vitit në konferencën që do të mbahet në Kili.

“Unë kam biseduar me shumë vende që e kanë njohur Kosovën për t’i rishikuar vendimet e tyre, por kur e gjithë kjo të ndodh”, është shprehur Daçiq.

Daçiq po ashtu ka shtuar se Kosova do të dështojë edhe kësaj radhe të bëhet pjesë e INTERPOL-it dhe kjo falë lobimit të tij.

Muaj më parë, Daçiq kishte prezantuar në kuvendin e Serbisë punën e tij në pengimin e Kosovës dhe në lobimin anti-pavarësi.

Madje, kjo fushatë e Serbisë është e hapur dhe nuk po hasë në pengesë e as në qortime as nga ana e Bashkimit Evropian. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *