Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri para viteve ‘90.

Sami Frashëri lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll.

Abdyl Frashëri lindi në vitin 1839 në fshatin Frashër dhe vdiq më 23 tetor të vitit 1892 në Stamboll.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Pra kanë lindur të tre në Frashër dhe kanë vdekur të tre në Stamboll.

Është kurioze që kanë ndërruar jetë thuajse në të njëjtën moshë, Naimi dhe Samiu në moshën 54 vjeçare dhe Abdyli në moshën 53 vjeçare.

Figura më e njohur mbetet ajo e Naimit, por në fakt kanë qenë Abdyli dhe Samiu ata që e ndikuan fillimisht atë. Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të “Revistës Dita”, më pas “Dituria” (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Lutje për ndihmë shkollës shqipe në Manastir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *