”Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është tashmë online
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix, vjen tashmë me një sezon të katërt që e gjeni online nga SOT.
Edhe ky sezon përmban 8 episode, secili midis 41 dhe 57 minutash.

Netflix e ka publikuar të gjithë serialin njëkohësisht në të gjithë globin.
Sezoni i tretë përfundoi me ekipin që po planifikonte të shpëtonte Rio-n, i cili ishte kapur nga autoritetet.
Në finale banda u përlesh me autoritetet në Bankën e Spanjës dhe shikuesit mbetën në ankth për të parë vazhdimin e serialit.
Money Heist është një ndër serialet jo në gjuhën angleze, më të ndjekur në mbarë botën.




