Me regjisor Seema Upadhyay, filmi biografik për Nënë Terezën, pritet të lansohet në vitin 2020.

Siç njofton gazeta indiane “HindustanTimes”, në këtë film biografik do të luajnë aktorë indianë dhe ndërkombëtarë, transmeton Koha.net.

Bollywoodi, ka kohë që ka planifikuar të nisë një film biografik për laureaten e çmimit Nobel për Paqe, Nënë Terezën.

Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan.

Siç raporton gazeta, këta janë takuar me motrën Prema Mary Pierick, për ta marrë bekimin e saj për të nisur biografinë për Nënë Terezën, që edhe e kanë marrë miratimin e sja.

Prodhuesit e këtij filmi biografik për Nënën Terezë, thonë se janë të kënaqur të bashkëpunojnë për të dhënë mesazhe se si Tereza shfaqi në gjithë botën fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.

Filmi është në proces të finalizimit dhe besojnë se deri në fund të 2019-ës do të jetë gati, e në 2020 do të lansohet.

Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. / /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  JO NAZIZMIT! Nobelisti gjerman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *