Filmi ynë shqiptar “Delegacioni” i regjisorit Bujar Limani e me skenar të Artan Minarollit është vlerësuar me Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit Frankofon të zhvilluar në Romë nga data 7-14 mars.

Në Frakofilm Festival 2019 i organizuar nga Instituti i Kulturës franceze e nga Ambasada Franceze në Romë në bashkëpunim 84  përfaqësitë diplomatike të Organizatës Ndërkombëtare të frankofonisë,  konkurruan filma nga vende të ndryshme të botës si Shqipëri, Rumani, Bullgari, Francë, Belgjikë, Armeni, Kanada, Luksemburg, Marok, Tunizi, Zvicër, Mali e Bregu i Fildishtë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sivjet juria e edicionit të 10 të këtij Festivali vlerësoj filmin shqiptar “Delegacioni ” me Çmimin e Madh ndërsa çmimin e publikut e fitoj filmi “One step behind the seraphim” i regjisorit rumun Daniel Sandu.

Presidenti i jurisë gazetari Romanio Milani motivoj vlerësimin e filmit shqiptar si një histori unike e trajtuar me mjeshtëri nga regjia e nga interpretimi ekzemplarë i të gjithë aktorëve pjesëmarrës.

Në filmin ”Delegacioni” me regji të Bujar Limanit e skenar të Artan Minarollit interpretojnë aktorët e njohur shqiptarë Viktor Zhysti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri etj.

Lexo po ashtu:  Portreti i aktorit me maskë tragjike teatri nga Ulpiana

Në edicionin e 10 të Frankofilm Festivalit në Romë konkurruan 15 filma nga 13 vende të botës. Një muaj më parë, po në Itali në Festivalin e filmit të Triestes, ky film u vlerësua me çmimin “Trieste” si filmi më i mirë me metrazh të gjatë. /a.a /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *