Të enjten në Londër, policia britanike arrestoi themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Arrestimi u krye pas ftesës që policia mori nga ambasada e Ekuadorit, ku zoti Assange po qëndronte që nga viti 2012.
“Julian Assange, 47 vjeçar, u arrestua sot më 11 prill nga policia në ambasadën e Ekuadorit”, u tha në një njoftim të policisë metropolitane.

Ai u dërgua në stacionin qendror të policisë së Londrës ku do të qëndrojë para se të dalë para gjykatës.
Arrestimi i tij u bë i mundur pasi që qeveria e Ekuadorit i hoqi të drejtën e strehimit. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress




