Autoritetet shëndetësore vijojnë të këmbëngulin se Shqipëria është e paprekur nga koronavirusi.

Por, “Gazeta Shqip” ka mësuar se dyshohet për një rast me virusin vdekjeprurës.

Sipas informacioneve që kjo gazetë disponon, një edukatore kopshti ka humbur jetën dhe trupi i saj ndodhet në morg për autopsinë.

Raportohet se dy specialistë të ISHP-së, të shoqëruar nga një patrullë e policisë po e dërgojnë trupin për të kryer analizat.

Gruaja që ka humbur jetën ka pasur shenja të gripit. Duke qenë se ka punuar si edukatore kopshti është e nevojshme që të qartësohen shkaqet e vdekjes.

Lexo po ashtu:  “VOA” hyn në zonat e thella të Afganistanit: Popullsia vuan nga varësia nga droga, konsumohet nga fëmijë e të rritur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *