Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se Gjykata Speciale ka mijëra orë incizime dhe dëshmi të pakontestueshme kundër krerëve të UÇK-së.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se, Specialja do të hetoj edhe krimet serbe.

Ai shkruan se, Specialja duhej të merrej edhe me raste të tjera të ndjeshme.

Ai shkruan se, akterët e tanishëm të Speciales nuk e dëgjuan Xhems Rubinin i cili kishte thënë kohë më parë se krahu i luftës duhet të largohet nga politika.

Shkrimi i plotë:

Tribunali i Hagës është juridiksion i Republikës së Kosovës, andaj nuk duhet frikësuar askush nga kjo gjykatë e votuar dhe e miratuar në parlamentin e Kosovës

Kosova duhet ta mbështes këtë gjykatë dhe pastaj ti presim rezultatet e saj, kjo gjykatë duhet të merret edhe me tjera procese të ndjeshme me të cilat procese juridiko gjyqësore nuk kanë fuqi as mundësi të përballen gjykatësit dhe prokuroret vendorë,prandaj na duhet ndihma e kësaj gjykate për ti zbardhur vrasjet politike, hajnit pasurit marramendëse të akterve të speciales, këto dhe shumë tjera probleme mund ti zgjedhë e vetmja kjo gjykatë shumë e qëlluar për ta pastruar Kosovën nga shumë krime, hajni, uzurpime dhe shumë tjera raste të pa zbuluara e të humbura sikur ti lëshonte TOKA.

Lexo po ashtu:  Partitë politike nuk janë të gatshme që Kosova të shkojë në zgjedhje

Pasqyrimi i të vërtetave në gjykatën speciale do na lë pa frymë, për tradhtitë dhe vrasjet që kanë bërë disa nga akteret e speciales ndaj oponentëve politik të shqiptarëve të pa fajshëm.

Akteret e tanishëm të speciales në vend që të mbesin pjesë e ndritshme e historisë ata nuk ditën ose nuk deshten, ose ishin të shitur,dhe nuk e dëgjuan këshillën e mikut Xhems Rubinin që të largohen nga politika, përkundrazi i morën turrë hajnis e krimeve dhe poshtërsive tjera, dhe kjo vë rrezikun se historia do i nxjerrë në gjykim si tradhtar që kanë “ngrënë” parat e “Kralit”.

Sipas disa informatave që dëgjova sot, ka me mijëra orë incizime e dëshmi të pa kontestueshme që do e vëjn në rrezik jo vetëm familjet e tyre por edhe atdheun tonë të larë me gjak nëpër shekuj.

Gjykata speciale do i gjykoi edhe krimet Serbe kjo është punë e kryer, kështu së paku ma shpjegoi një jurist shumë i informuar rreth speciales, se sa do afrojnë dëshmi për krimet Serbe organet tona të drejtsis për kriminelet Serb që kanë kryer krime mbi popullsin civile mbi fëmij e gra do ju shihet puna e tyre së shpejti.

Lexo po ashtu:  Sonte mbahet “Berlinalja”, Kosova në garë me filmin “Në mes”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *