Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Motra më e madhe e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, një ish gjyqtare federal, ka thënë se vëllai i saj është një gënjeshtar që “nuk ka parime”, zbulojnë regjistrimet sekrete.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Vërejtjet kritike të Marianne Trump Barry u regjistruan nga mbesa e saj, Mary Trump, e cila muajin e kaluar botoi një libër që ekspozonte presidentin.

“Gënjeshtrat e tij, oh Zoti im”, dëgjohet të thotë zonja Barry. “Thjeshtë hipokrizi dhe kjo mizori.”

Mary Trump tha se ajo kishte përgjuar tezën e saj për të mbrojtur veten nga proceset gjyqësore.

Trump iu përgjigj zbulimeve të fundit në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë: “Çdo del diçka e re, kujt i plas”, shkruan ora news.

Regjistrimet u raportuan së pari nga The Washington Post dhe më pas nga Associated Press.

Lexo po ashtu:  "Kosovarë" dhe Shqiptarë-vazhdojnë reagimet ndaj propagandës së Schmitt/ Sondazhet tregojnë se mbi 80% e shqiptarëve në Shqipëri e duan bashkimin me Kosovën

Në regjistrimet sekrete, zonja Barry kritikon politikën e emigracionit të administratës Trump, e cila ka çuar në mbajtjen e fëmijëve në qendrat e ndalimit të emigrantëve në kufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *