Hysamedin Feraj:

Gëzimet e Edi Ramës?
Kam arsye të besoj, që si menaxher i oligarkëve,

Kur punë e vdekje ka për të gjithë, Rama gëzohet që popullit i ka siguruar të dyja pa pagesë!

Kur vdesin minatorët, gëzohet që vetë nuk punon në miniera!
Kur vuajnë urie naftëtarët, gëzohet që vetë nuk punon në industrinë e naftës!
Kur punëtorët vdesin në vendgrumbullimet e plehrave, gëzohet që vetë qëndron sipër plehrave!
Nga maja e plehut, thërret: “më jepni timonin”! Dhe me gëzim shton me vete:”që t’iu shtyp të gjithëve”!
Si fije bari, i gëzohet plehut që e ushqen!
Si gjallesë e lartë, gëzohet që është më krye të zinxhirit ushqimor!
Shumë gëzime të tillë intimë mund të ketë Edi Rama!

Por më tej s’mund të lartësohet. Instikti i gjallesës deri këtu mund ta udhëzojë!
Siç na vërtetojnë biologët: përmbushja e instinkteve i sjell domosdo kënaqësi e gëzim çdo gjallese të lartë.
Prandaj Rama është i legjitimuar: s’është as nuk mundet me qenë kundër ligjeve të natyrës!

Lexo po ashtu:  “Nëse do të kolonizosh një vend, nuk ka nevojë të çosh tanke. Thjesht merri të dhënat”

Çka dreqin duan kritikët?!
Çka mund t’iu ofrohet njerëzve më shumë sesa gjendja natyrore, rendi natyror, ligjet e vetë natyrës?
Mbase kritikët presin të jetë magjistar.
Por, të shkretit, i mungon shkopi! Dhe, me sa duket, mendon se pa të nuk mundet me qenë burrështeti.
Ndërkaq shkopi i gomës e zëvendëson atë vetëm deri diku. Nuk e zëvendëson as gjuha. Sadoqë këtë po pëpiqet ta përdorë në mënyrë arrogante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com