Gjenerali shqiptar në pension në Kroaci, Esad Çollaku ka folur në lidhje me atë se si është e përcaktuar çështja e veteranëve të luftës në Kroaci.

Ai tha se është e vështirë të bëhet një krahasim mes Kroacisë dhe Kosovës në lidhje me këtë çështje.

“Duhet të shikohet nga një kënd krejt ndryshe, për të bërë krahasimin e Kroacisë me Kosovën, sepse Kroacia, të paktën, e ka pasur mbi 55 për qind të territorit jashtë luftës dhe natyrisht se ka pasur një organizim krejt më ndryshe se si e ka pasur Kosova. Kroacia ka pasur Ministri të Punëve të Brendshme dhe Ministri të Mbrojtjes, ku natyrisht që ka dhënë edhe rroga mujore, sado pak që kanë qenë ato në vitin 1991 dhe natyrisht se ka pasur regjistra të plotë në lidhje me njësitë e veta, kudo që kanë qenë ato”, u shpreh ai, për Klan Kosova.

Tutje, Çollaku tha se në Kosovë, numri i veteranëve është i fryrë, por jo aq sa flitet.

Lexo po ashtu:  Shteti në SPAM

“Kosova nuk ka pasur një instrument në dorë që mund ta bëjë regjistrimin e plotë të njësive të veta, sepse vonë, në fund në vitit 1998, pas ofensivës së parë, faktikisht edhe janë bërë edhe zonat operative nëpër gjithë Kosovën, ashtu që pas formimit të tyre është dashur një kohë e gjatë që të dihet numri i saktë. Megjithatë, numri është i fryrë, por jo edhe aq sa flitet. Ne duhet t’i ndajmë në dy pole, apo në dy kënde veteranët e luftës. Ata që kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në luftë dhe ata që e kanë ndihmuar UÇK-në”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *