Autoritetet britanike tani konfirmojnë se forcat ukrainase kanë marrë dërgesa të armës supersonike ‘Starstreak’. Arma përshkruhet si një kërcënim serioz për avionët rusë.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareBritanikët tashmë i kanë furnizuar Ukrainës sasi të mëdha armësh. Ndër të tjera utoritetet britanike tani konfirmojnë se ukrainasit kanë marrë edhe raketën kundërajrore ‘Starstreak’.
– Armët që ne furnizojmë, duke përfshirë NLAW dhe tani Starstreak, kanë një rëndësi të madhe në Ukrainë, tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss gjatë një konference në Dhomën e Komunave.

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace njofton të dielën për gazetën ‘Mail’ se ushtarët e parë ukrainas janë udhëzuar dhe se ata tani janë gati të përdorin sistemin e armëve.
