Ambasada gjermane në Prishtinë ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit të Brendshëm të Serbisë se Gjermania ka nën mbrojtje një person, që Beogradi dyshon se ka vrarë politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç. Ambasada gjermane ka bërë të ditur se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë Ivanoviçin më 16 janar 2018.

Deklaratat që thonë se vrasësi është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane nuk janë të vërteta. Qeveria gjermane nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga autoritetet serbe për këtë çështje, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane për REL-in.

Më 21 qershor, ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiç, tha se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviçin. Ai tha se policia serbe ka kërkuar nga autoritetet gjermane këtë person “nën mbrojtjen e të cilëve ai është”.

Lexo po ashtu:  Erdogan shfryn ndaj Macron: Provokator e i paturp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *