Për gjetjen e një vendi pune në Gjermani deri më tani kërkohej kualifikimi i caktuar ose diploma, pastaj kontrata, leja dhe viza për punë. Por me projektligjin e ri, i cili akoma është në debat publik në Gjermani pritet të ketë lehtësime të shumta.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareMe projektligjin e ri parashikohet një mundësi e re që i mundëson personave me kualifikimet e nevojshme që të vijnë në Gjermani pa kontratë pune dhe të kërkojnë punë gjashtë muaj me radhë.
Dy kushte kryesore janë për personat që mund të vijnë: Njohja e gjuhës gjermane për aq sa kërkohet për vendin përkatës të punës dhe si dhe financimi i vetvetes. Pra këta persona nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale, ata t’i mbulojnë vetë shpenzimet e tyre derisa sa ta gjejnë një vend pune.

Para hyrjes në Gjermani ata duhet të dëshmojnë se kanë para për të mbuluar shpenzimet e tyre për banesë, ushqime, sigurim shëndetësor dhe gjëra tjera të nevojshme.
/MekuliPress.com/Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
