Kancelarja gjermane Angela Merkel po planifikon një “karantinë të lehtë” mbarëkombëtare e cila mund të detyrojë mbylljen e bareve, restoranteve dhe ngjarjeve publike, sipas gazetës Bild.

Merkel pritet të kërkojë masën në një takim me udhëheqësit rajonalë të mërkurën, ku ka të ngjarë të vendoset për masa shtesë.

Shkollat dhe disa dyqane do të mbeten të hapura nën kufizimet e konsideruara, por ato do të shënonin një përshkallëzim të madh në përgjigjen e koronavirusit të Gjermanisë.

Vendi raportoi të hënën 8,685 raste të reja me koronavirus. Infeksionet janë rritur me numër rekord gjatë dy javëve të fundit edhe pse janë më të ulëta krahasuar me shumë vende të tjera evropiane.

Burimi: Euronews

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *