Edita Mekuli

Ka ardhë koha të diskutojmë për një temë, që nuk ka të bëj as me Albinin e as me Hashën. Është një temë po aq e vjetër sa vetë Facebook-u. Më lejoni t’ju prezentojë ata të cilët më vënë vello mbi tru,  ata të cilët më detyrojnë të akuzojë vetëvetën në çdo çast se «ç`dreqin më duhet Facebook-u»? Ata të cilët vazhdimisht ndjejnë të nevojshëm një ripërpunim të mendimeve, botëkuptimeve dhe ideve publikisht. Ata të cilët i referohen realizmit të vetëvetës, boshëllëkut dhe pastrimit të plotë të plagëve shpirtërore në Facebook: Gjithologët.

Gjithologët mundesh me i njoftu si të bëhesh anätar i Facebookut. Ata për shembull mundë të jenë mërgimtarë (mu si unë), poetë, punëtorë në shtëpi të pleqëve, azilantë, ekonomistë të cilët kanë qenë kudo, dijnë çdo gjë, kanë përjetuar gjithëçka, e dijnë historinë e krejtë botës dhe i njohin të gjithë personët publikë më mirë se vetëvetën. Kur e kanë një ditë të mirë, ata analizojnë një person publik duke e lartësuar deri në qiell, legjitimojnë karakterin e tijë të dobët, e krahasojnë bile edhe me Zotin duke e bërë idhull, mirëpo kur të çohen në këmbë të majtë, të njejtin person ata e akuzojnë, e linçojnë, i japin këshilla, i tregojnë atijë e neve, lexuesve, se si do të ishte trajtu ai në Amerikë, Suedi e gjetiu, dhe kur prapë një ditë kanë bërë një jogging dhjetë kilometërsh nëpër qytet, kanë pirë një gotë verë, kanë marrë një kompliment nga dikush, duke ra nën ndikimin e endorfineve, vijnë në përfundim se personi i trajtuar është megjithatë idoli i tyre. Dhe kështu kalojnë ditën e tyre ndoshta të zbrazët duke u shprehur: po, jo, jo, po, ncncn, kili – mili.

Gjithologët dijnë çdo gjë. Ata përzihen në mjekësi, të tregojnë si duhet të mbrohesh nga korona, të tregojnë si duhesh me u ushqy, të tregojnë çfarë kanë ngrënë për drekë, çfarë vitamina përmban cili frut dhe, po u habite dhe fillove me ta një diskutim, dije se ka me të hangër dreqi. Kurrë mos fillo me debatu me një gjitholog, se ka me t’mbetë në qafë! Kurrë! Fillon me “hi laknave”, se mos harro gjithologët janë persona në kërkim të katarsis shpirtëror dhe po i dole në rrugë ke me ia ndalë proçesin e arritjes së nirvanës digjitale.

Dhe të theksoj për në fund, dorën n’zemër: secili nga ne është ngapak gjitholog. Por të mundohemi, së paku, t’i rasim hundët në diskutime që i përkasin lamisë sonë. Dhe ju gjithologë të dashur, edhepse në të shumtën e rasteve jeni njerëz të mirë, aman kur herën tjetër merrni pjesë në debate duke  luajtur rolin e mjekut, historianit, politologut, analistit, gazetarit, gjykatësit, avokatit, pedagogut, edukatorit dhe psikologut, mundohuni me bë një pauzë, së paku 10 ditë, dhe pastaj analizoni shkrimet e juaja të shumëfishta brenda ditës.

Jam e bindur se keni mu shashtrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *