Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, dyshohet për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedures, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në të shkruhet se Gucati pas arrestimit është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Akuzat ndaj tij janë të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, sipas njoftimit.

ZPS-ja ka bërë të ditur se të dhënat për datën dhe orën e paraqitjes së tij do të bëhen të ditura ditët në vijim.




