Sot në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet dita e dytë e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ditën e sotme do të dëgjohen ekipet mbrojtëse të ish-krerëve.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, është shprehur se Thaçi nuk e ka mohuar asnjëherë që janë kryer krime, por sipas tij, s’janë bërë nga UÇK-ja.

Sipas Kehoes, krimet nuk kanë qenë të motivuara, por janë kryer nga individë shqiptarë.

“Janë kryer krime, por jo të motivuara. Thaçi s’e mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë. E ka informuar edhe në Këshillin e Sigurimit, por e kundërshton pretendimin se janë kryer krime nga udhëheqja e UÇK-së”, ka thënë avokati.

Lexo po ashtu:  Teoria e Hetem Ramadanit: Coronavirusi u përdor për të kontrolluar njerëzit dhe për të kufizuar liritë e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *