Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ndoshta nga mungesa e dëshirës ose pamundësia, shumica postave të përdoruesve janë të përmbytura në e-mail-e.Gmail e bën kërkimin dhe gjetjen e e-maileve më të lehtë

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Google do ta bëjë më të lehtë të gjeni e-mail-in që po kërkoni dhe kjo e gjitha falë filtrave të Gmail. Këto filtra kërkimi të quajtur “Search Chips” reduktojnë rezultatet e kërkimit për ta bërë më të lehtë të gjeni e-mail-in që po kërkoni.

Ndërsa arritja e “Inbox Zero” është thuajse diçka e pamundur për të gjithë ne, në të vërtetë është diçka që mund të arrihet.

Ndoshta nga mungesa e dëshirës ose pamundësia, shumica postave të përdoruesve janë të përmbytura në e-mail-e.

Problemi është se një postë plot me e-mail e bën të vështirë të gjeni atë që po kërkoni sidomos në Gmail.

Lexo po ashtu:  Dita e Verës: Tradita, organizimet dhe koncertet e festës

Google dëshiron ta ndryshojë këtë realitet dhe në një postime në blogun e G Suite kompania prezantoi të ashtuquajturat çipet e kërkimit në Gmail.

Ato janë filtra që shfaqen kur po kërkoni një e-mail në Gmail. Thjeshtë përzgjidhni filtrin që mendoni se ju ndihmon të gjeni atë që po kërkoni dhe numri i e-mail-eve reduktohet automatikisht.

Me këto çipe mund të përcaktoni që e-mail-i të ketë bashkëngjitje, apo llojin e saj apo kur është dërguar. Mund të përjashtoni ftesat kalendarike dhe bisedat për të reduktuar rezultatet e kërkimit.

Në fakt në Gmail kanë ekzistuar më parë këto filtra por përdoruesit duhej ti shtonin në formë komandash si “has:attachment” apo “from:adresën e e-mailit”.

Çipet e kërkimit – Search Chips – do të jenë të disponueshme fillimisht në G Suite përpara se të vinë tek të gjithë përdoruesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *