Ndërhyrja në jetën e qytetarëve përmes internetit nuk do të jetë më aq e lehtë për qeverinë e Kazakistanit. Google dhe Mozilla janë të gatshëm të luftojnë kundër vendit që ka detyruar përdoruesit të instalojnë një certifikatë, të quajtur anti-HTTPS, e aftë të spiunojë popullin kazak në internet.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Certifikata është në gjendje të deshifrojë komunikimet në internet, duke shqyrtuar përmbajtjen e tyre. Një shkelje e papranueshme e privatësisë për dy gjigantët e webit.
Chrome dhe Firefox do të parandalojnë instalimin e softwerit
qeveritar dhe do të bllokojnë funksionimin e pajisjeve që e kanë
shkarkuar atë tashmë. Certifikata e krijuar nga qeveria ishte në gjendje
të përgjonte të dhënat nga 37 fusha, përfshirë Facebook dhe Twitter.
Ministri i Zhvillimit Dixhital të Kazakistanit e ka justifikuar veten
duke deklaruar se këto masa janë marrë për të përmirësuar mbrojtjen
kundër hakerave.

Por këto shpjegime nuk i bindën Google dhe Mozilla: “Ne nuk mund të tolerojmë asnjë shkelje të privatësisë së përdoruesit” shpjegon Parisa Tabriz, zyrtare e sigurisë për Google. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”




