Skandalet që tronditën Vatikanin

Një hetim i kohëve të fundit ka zbuluar një numër rrjetesh të fshehtë murgeshash, priftërinjsh, doktorësh dhe infermieresh që kanë planifikuar të rrëmbejnë deri 300 mijë bebe spanjolle. Gjatë pothuajse pesë dekadave, shumë spitale spanjollë, shpesh herë të kontrolluar nga Kisha, u thanë nënave se fëmijët e tyre kishin vdekur gjatë ose pas lindjes.

Nëse nënat këmbëngulnin që të shihnin fëmijët e tyre, atyre u tregohej shpesh herë kufoma e një të sapolinduri. Më pas, bebet dërgoheshin për adoptim nga familje “të miratuara”. Në disa raste, atyre u shiteshin cifteve pa fëmijë për shuma të mëdha.
Mes të parëve që është akuzuar, është një murgeshë 87-vjecare, Motër Maria Gomez. Ajo akuzohet se i ka marrë një të sapolindur nënës dhe e ka dhënë beben për adoptim.
Këta zbulime të kujtojnë skandalin e bebeve në Kili, ku priftërinjtë dhe murgeshat detyronin nënat e pamartuara që të hiqnin dorë nga bebet e tyre, me qëllim që ato të rriteshin në familje “tradicionale”. N

Lexo po ashtu:  Sulmohet gazetari i RTK’së Altin Ahmeti

ënat që refuzonin u jepeshin anestetikë gjatë lindjes. Kur këto zgjiheshin, u thoshin që bebja kishte vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *