Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ushtria e Mianmar ka marrë nën kontroll vendin pas arrestimit të lideres së partisë udhëheqëse Lidhja Kombëtare për Demokraci, Aung San Suu Kyi.
Drejtuesja e qeverisë u arrestua së bashku me drejtuesit e tjerë të partisë së saj në mëngjes.
Ushtria tha se kishte kryer ndalimet në përgjigje të “mashtrimit në zgjedhje”, duke i dhënë pushtet shefit ushtarak Min Aung Hlaing dhe duke vendosur një gjendje të jashtëzakonshme për një vit, sipas një deklarate në një stacion televiziv në pronësi të ushtrisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gjeneralët bënë lëvizjen e tyre disa orë para se parlamenti të pritej për t’u ulur për herë të parë që nga fitorja e jashtëzakonshme e NLD-së në zgjedhjet e 8 nëntorit, të shikuara si një referendum mbi qeverinë e re demokratike të Suu Kyi.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët në Zvicër ndërtojnë xhaminë në vlerë 5 milionë frënga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *