Në kërkim të domateve të vërteta, atyre me lëng dhe me shije apo aromë karakteristike, shpesh do të zhgënjehemi, veçanërisht nëse i kërkojmë në supermarket.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Një studim jep një përgjigje për këtë pyetje dhe tregon se 93 për qind e domateve nuk kanë versionin e gjenit që u jep atyre aromën e veçantë. Përkundër faktit që mendojmë se fajtori është modifikimi gjenetik, në fakt shkaku qëndron te kultivuesit, d.m.th., te përpjekja e tyre për të përfituar sa më shumë nga domatet, në kuptimin ekonomik.
Me kalimin e kohës, gjenet që përmirësojnë shijen humbin ose zgjidhen negativisht gjatë procesit të riprodhimit. Kjo është arsyeja pse domatet e sotme nuk kanë shumëllojshmëri gjenetike, e kësisoj shije dhe aromë karaktaristike, shkruan BigThink.





