Haliti demanton mediat në Shqipëri se është ftuar nga Specialja: Është spekulim
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ajo që është publikuar nga ABC News se është ftuar nga Gjykata Speciale është spekulim.

“Është spekulim”, ka thënë shkurt për KOHËN, Haliti, duke aluduar se kjo është nxjerr nga konteksti, bazuar në ngjarjet e ditëve të fundit me figurat e larta të UÇK-së.

ABC News ka nxjerr një video të shkurtër si promo për intervistën me Halitin që do të transmetohet më vonë. Në video, Haliti dëgjohet duke thënë: “unë nuk jam ftuar, por pres të intervistohem”.

E këtë deklaratë të shkurtër, sipas Halitit, mediat në Shqipëri, përfshirë edhe ABC News, i kanë dhënë kahje tjetër lajmit, se “Haliti është ftuar nga Specialja”.

Lexo po ashtu:  Nëse fiton Trump-i/ Shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *