Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë akter i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që të mos e njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti në T7.

“Ka pas përpjekje për me hy në një proces më herët politik para ofensivës por ka pas edhe përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Washington te Bill Clinton dhe i kanë kërku që të mos na njohin neve [UÇK-në]”, tha Haliti.

Në këtë kontekst, gazetari Baton Haxhiu përmendi disa emra të figurave të politikës së Kosovës të asaj kohe në pyetjen e Goranit se “kush ishin këta persona”.

Emrat e tyre i tregoi gazetari Baton Haxhiu.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukoshi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, ka thënë Haxhiu.

Lexo po ashtu:  Krejt bota po qesh me raportimin e inskenuar të CNN në Siri