Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë janë të drejta kritikat e adresuar lidhur me postimin e djeshëm në Twitter, i cili ishte me gabime gjuhësore i shkruar në gjuhën angleze.

“Ju jap plotësisht të drejtë, e marr përgjegjësinë politike. Nuk kam çfarë zbukuroj, ashtu është, kemi marrë të njëjtin tekst e kemi zgjeruar, mendojmë që tani kemi një tekst të kuptueshëm. Kosova synon, dëshiron dhe do të jetë gjithmonë në anën e aleatëve të saj. Mesazhi nuk është që Kosova është e fortë, mund ta keni keqkuptuar por ai mesazh dëshiron të tregojë që Kosova fortë qëndron në krahun e aleatëve të saj. Në aspektin gjuhësor, e vetmja gjë që mund të them është se e kemi kuptuar dhe shikojmë të ardhmen mos të ndodh më. Ju siguroj që gjashtë apo tetë sy shohin më shumë se katër sy, andaj në të ardhmen do të kemi më shumë sy që shohin. Rreth kësaj teme nuk di çfarë të shtoj.

Lexo po ashtu:  Ish-ushtarja amerikane dhuron 5 mijë dollarë për Universitetin e Prishtinës

Ajo ka folur edhe për shkarkimin e ambasadorëve.

“Sa i përket mos shkarkimit të konsujve politik. Shkarkimi 13 ambasadorëve në të njëjtën kohë dhe afati i dhënë atyre që deri më 30 gusht të ushtrojnë funksionin e tyre, e pamundëson marrjen e hapave radikal në shkarkime më të mëdha. Hapi i parë është shkarkimi i ambasadorëve politikë, e dyta është zëvendësimi i ambasadorëve”, u shpreh Gërvalla.

Ministrja e Jashtme po raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *