Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, njëherësh deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar për refuzimin e ftesës të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Haxhiu në një postim të saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nga vet fakti që Tahiri refuzon të raportoj në Komision për skandalin e rekrutimit të noterëve të rinj, tregon se ai është përgjegjës për kompromentim të procesit.

Haxhiu theksoi se nuk do të ndalen me kërkesa për llogaridhënie dhe dhënie të përgjegjësisë.

“Fakti që Abelard Tahiri refuzon për herë të dytë raportimin në Komision për skandalin e rekrutimit të noterëve të rinj, flet më shumë se çfarëdo argumenti tjetër.

Ai nuk do përballje sepse është përgjegjës për komprometim të procesit.

Lexo po ashtu:  Kurti në Londër, merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor

Ne nuk do të ndalemi me kërkesa për llogaridhënie dhe dhënie të përgjegjësisë e sidomos me kërkesën për anulimin e këtij procesi dhe kthim në pikën zero”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *