Një komision i pavarur hetimor ka gjetur se që nga viti 1950 brenda Kishës Katolike Franceze kanë vepruar mijëra pedofilë.

Sipas AFP që referon kreun e komisionit Jean-Marc Sauve, nga hetimi janë zbuluar 2900-3000 priftërinj pedofilë apo anëtarë të tjerë të kishës.

Raporti pritet të publikohet këtë të martë dhe ai është konkluzion i një pune 2.5 vjeçare bazuar në arkivat e kishës, ato policore dhe intervista me dëshmitarë. 2500 faqe që sipas Sauve tentojnë jo vetëm të japin një numër të pedofilëve apo ngjarjeve pedofilike brenda Kishës, por edhe: “të shohin mekanizmat, veçanërisht ato insitucionalë dhe kulturorë brenda Kishës që u lejojnë pedofilëve të mbeten pjesë e saj”.

Komisioni do të paraqesë 45 propozime në bazë të raportit të vet, diçka që në vetvete është një skandal më vete për Kishën që nuk po shkëputet dot nga kjo stigmë e vetëkrijuar dhe ky problem real.

Lexo po ashtu:  Trupi i Artan Zymberit nga Peja dërgohet në Norvegji për autopsi, vdiq në burgun serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *