Telefoni ka kapacitet për ta mbajtur baterinë deri në 90 orë telefonata pa ndërprerje.

Telefoni i paraqitur nga kompania e baterive, “Energizer”, është i trashë sa tre telefon të zakonshëm të vendosur mbi njëri-tjetrin, dhe deri tani nuk ka arritur të tërheqë shumë dhurues në “Indiegogo”, që të realizohet prodhimi.

Telefoni që do të prodhohej në bashkëpunim me “Avenir Telecom” kërkonte 1.2 milionë dollarë nga investuesit në internet, që të fillonte prodhimin, por vetëm 11 persona e mbështetën, me vetëm 15 mijë dollarë në total.

Prototipi i telefonit u paraqit në shkurt, me 18.000 mAh bateri, me të cilën mund të kryente telefonata për 90 orë pa ndërprerje. iPhone X, me 2716 mAh, kryen vetëm 21 orë.

Përveç baterisë, ky telefon do të ishte i zakonshëm, me Android, tre kamera kryesore dhe dy të lëvizshme, për selfie, që do të dilnin nga trupi i telefonit.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Kur një qeveri është e varur nga bankierët për para, janë bankierët, dhe jo liderët e qeverisë, ata që e kontrollojnë situatën. Paraja nuk ka atdhe; financierët s’kanë patriotizëm dhe s’kanë njerëzi. Qëllimi i vetëm i tyre është fitimi.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *