Një 43-vjeçare është vënë në prangat e Policisë lokale në Gjirokastër pasi një i moshuar u gjet i pajetë në ambientet e lokalit ku ajo ushtronte prostitucion.

Burimet thanë se i moshuari ka humbur jetën gjatë raportit seksual.

Panorama mësoi se i moshuari është gjetur pa jetë në lokal, pronarja e të cilit e përdorte edhe për prostitucion.

Policia tha se në pranga ra shtetasja me inicialet M. Z. e cila akuzohet për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.

Njoftimi nga Policia e Gjirokastrës:

Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativ të shtetases M. Z.,43 vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull.

Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.

Lexo po ashtu:  Raketat e terroristëve të ISIS godasin bazën amerikane në Afganistan, nuk ka viktima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *