Një 40 vjeçar nga kryeqyteti është vendosur nën hetim për shpërndarje droge, mbasi një përdoruese kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe e denoncoi se ai po i mbante peng të motrën.

Ilirjan Kazuni po hetohet në mungesë sipas një mase të shpallur nga gjykata e Tiranës e cila ka bindjen se i dyshuari që e kishte të dashur denoncuesen e ktheu në përdoruese.

Por më pas ai krijoi lidhje intime edhe me motrën e saj, me të cilin nisi fshehtas bashkëjetesën duke i ofruar edhe asaj kokainë

Prokuroria thotë në fashikull se rasti i shtëpisë së kokainës u zbulua nga një incident xhelozie midis dy motrave. Më e madhja e bindur për tradhtinë kontrolloi befasisht banesën dhe zbuloi se kishte pasur të drejtë për tradhtinë e po ashtu u ballafaqua dhe me një të vërtetë tjetër të hidhur, edhe motra e vogël ishte kthyer në përdoruese.

prokurorja e çështjes Rovena Zoto në shkresat që disponon TCH shpjegon se vajza me emrin Erjona nisi bashkëjetesën me shpërndarësin e po ashtu edhe kokainën. I dashuri ma ka siguruar disa herë kokainën dhe nuk e kam kallëzuar mbasi kisha marrëdhënie me të shprehet e reja në polici. Një muaj para ngjarjes e reja u nda prej 40-vjeçarit dhe sakaq kishte dyshime që ai kishte nisur raport me motrën e saj të vogël. Këtë të fundit e gjeti në një apartament te marrë me qira nga çifti.

Lexo po ashtu:  Shënohet rasti i parë i vdekjes nga tymosja e cigareve elektronike

Kur e pashë motra ishte në gjendje të droguar thotë në polici denoncuesja. por e zhgënjyer prej të dyve ajo këmbëngul në dëshmi se shpërndarësi e mbante forcërisht në banesë. megjithatë ky version nuk u vërtetua nga policia që mori në pyetje edhe motrën tjetër.

Gjatë kontrolleve në këtë banesë që gjendet në rrugën ‘Gjon Muzaka’ policia thotë se lëndë narkotike kanabis e kokainë, peshorja elektronike si dhe sendet që përdoren për ambalazhimin e dozave i përkasin Kazunit dhe për këtë arsye ai u referua vetëm për shpërndarje dhe jo për pengmarrje

Përpos këqyrjes së vendngjarjes prokuroria ka administruar rrëfimet e të dyja motrave, që të dyja tanimë përdoruese. Përdorimi i drogës pranohet tanimë që është një problem në kryeqytet. Zyrtarisht policia deklaron për TCH se çdo muaj në sallën operative administrohen 70 deri në 80 telefonata nga qytetarë rastësore që konstatojnë përdorim droge në ambiente publike apo pranë shtëpive të tyre./Top Channel/MekuliPress/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *